Transparency Program 



Përditësuar 19 / 11 / 2026

Programi i Transparencës

Hyrje

Rreth Entit Publik Albcontrol

Kuadri ligjor rregullator

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim

Koordinatori/ Emër-Mbiemër: Rovena Koka;

E-mail: rkoka@albcontrol.al;

Tel: +355 (0) 44542101

Adresa: P.O.Box 8172, Rinas - Albania:

Orari (E hënë – e Premte) 08:00 - 16:00;

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (i ndryshuar), Albcontrol publikon Programin e Transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). Albcontrol publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do ta rishikojë e përditësojë atë në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën e veprimtarisë brenda kuadrit ligjor. Në Programin e Transparencës së Albcontrol, janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Albcontrol. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit Albcontrol vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Albcontrol. Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, Albcontrol mban parasysh interesin e publikut, si dhe mundësimin e aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • • Albcontrol nuk ndërmerr iniciativa ligjore.
  • • Albcontrol nuk jep ndihma shoqërore dhe subvencione.