Organet Drejtuese

Kreu ✈︎ Organet Drejtuese

Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i Albcontrol.

Mënyra e emërimit, kohëzgjatja e mandatit dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues, përcaktohen në ligjin nr. 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror Albcontrol”, si edhe Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 176, datë 2.8.2024 “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin për shpalljen dhe përzgjedhjen e antëtarëve të Këshillit Drejtues të Albcontrol.

Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët janë:

  • Genc Gjonçaj – Kryetar
  • Eda Vengu – Anëtar
  • Endrit Yzeiraj – Anëtar
  • Feliks Baci – Anëtar
  • Irma Droboniku – Anëtar

Drejtori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe përfaqësuesi i Albcontrol.

Mënyra e emërimit, kohëzgjatja e mandatit dhe kriteret e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm, përcaktohen në ligjin nr. 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror Albcontrol”, si edhe Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 177, datë 2.8.2024 “Për miratimin e Rregullores Për përcaktimin e procedurës për shpalljen dhe përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Albcontrol”.

Me urdhrin nr.113, datë 01.08.2025 të Ministrit përgjegjës për çështjet e transportit ajror, Drejtori i Përgjithshëm i entit publik Albcontrol është emëruar Z. Dritan Isaku.