Specialist i Hartave Aeronautike
Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; Plan Biznesit të vitit Ushtrimor 2016; vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 9, datë 30.07.2015; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për vend të lirë pune “Specialist i hartave aeronautike” në Sektorin e Publikimeve, Drejtoria AIS, Divizioni Operacional.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të ketë diplomë të nivelit master shkencor në gjeodezi ose vërtetim që po ndjek vitin e fundit të masterit shkencor;
- Të jenë në moshën 23 – 28 vjeç;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të përdorë lirisht programet bazë në kompjuter;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup;
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Të hedhë në bazën e të dhënave, validojë dhe përgatisë për publikim hartat aeronautike në përputhje me rregulloret, manualet, procedurat dhe instruksionet e operimit;
- Të regjistrojë informacionin/të dhënat aeronautike që lidhen me hartat aeronautike dhe pengesat të siguruara nga Drejtoria e SHTA dhe operatori i aerodromit;
- Të verifikojë burimin e informacionit në përputhje me procedurat e miratuara për këtë qëllim;
- Të verifikojë, validojë, dhe të ruajë hartat aeronautike që përfshihen në AIP nëpërmjet programit EAD Chart Production;
- Të verifikojë, validojë ruajë dhe përditsojë listën e pengesave të navigimit ajror në aerodromin e Tiranës dhe hapësirën ajrore të Shqipërisë nëpërmjet programit të menaxhimit të pengesave;
- Të kryejë punime gjeodezike në terren për verifikimin e të dhënave të pengesave eksistuese apo të krijuara rishtaz dhe të raportojë përfundimet tek personat përgjegjës;
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.05.2016, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore
Konkurimi është i hapur për punonjësit, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele si dhe për kandidatët jashtë Shoqërisë ALBCONTROL SHA. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar); ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”; ligjin nr.10040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar).