Certifikimi
Albcontrol është Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Republikën e Shqipërisë.
Shërbimet e lundrimit ajror të Albcontrol certifikohen dhe mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.
Me ndryshimin e statusit juridik nga Shoqëri Aksionare në Ent Publik, mbështetur në ligjin nr. 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol””, Enti Publik Albcontrol u certifikua si Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Republikën e Shqipërisë më datë 30.12.2025, në përputhje me ligjin nr. 96/2020, datë 23.07.2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” dhe Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 193, datë 06.10.2022 “Për Miratimin e Rregullores për “Përcaktimin e Kërkesave të Përbashkëta për Ofruesit e Shërbimeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe të Lundrimit Ajror, si dhe Funksionet e Tjera të Rrjetit të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Mbikëqyrjen e Tyre””, i cili përafron Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian (BE) 2017/373, siç është amenduar në legjislacionin kombëtar.
Përveç kësaj, Albcontrol është certifikuar edhe si Organizatë Trajnimi, në përputhje me Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 171/2025, datë 11.11.2025, “Për Miratimin e Rregullores mbi “Përcaktimin e Kërkesave Teknike dhe Procedurave Administrative, në Lidhje me Licencat dhe Certifikatat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror””, që përafron Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian (EU) 2015/340.
Në përmbushje të kërkesave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, Albcontrol është pajisur me certifikatat e mëposhtme, të lëshuara nga Organe të Akredituara Ndërkombëtare:
- Certifikata e Ofruesit të Shërbimit ANSP
- Certifikata e Organizatës së Trajnimit të KTA (TO)
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Mjedisit ISO 14001
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Cilësisë ISO 9001
- Certifikata e Menaxhimit të Sistemit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001
- Certifikata e Informacionit Teknologjik dhe Sistemit të Menaxhimit të Shërbimeve ISO 20000-1
- Certifikata e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ISO 45001
- Certifikata ISO 45001_IQNET