Rreth Nesh
Air Navigation Services of Albania
Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror u krijua në vitin 1992 si një ndërmarrje shtetërore dhe u shndërrua në shoqëri aksionare në vitin 1999. Më 15 nëntor 2013, kompania ndryshoi emrin në ALBCONTROL, Shërbimet e Lundrimit Ajror të Shqipërisë.
ALBCONTROL është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
ALBCONTROL është i certifikuar dhe i caktuar nga shteti shqiptar si Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Republikën e Shqipërisë. Shërbimet e lundrimit ajror të ofruara nga ALBCONTROL janë:
a) Menaxhimi i trafikut ajror (ATM);
b) Shërbimet e komunikimit, lundrimit dhe mbikëqyrjes (CNS);
c) Shërbimet e informacionit aeronautik (AIS);
d) Shërbimet meteorologjike për lundrimin ajror (MET);
e) Shërbimet e hartimit të procedurave të fluturimit (FPD).
Që nga viti 2003, ALBCONTROL është anëtar i EUROCONTROL, iu bashkua CANSO-s (Organizata e Shërbimeve të Lundrimit Ajror Civil) në vitin 2009 dhe duke filluar nga Janari 2016 është anëtar me të drejta të plota në CANSO për Rajonin e Evropës.
✈︎ ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
ANTA SHA u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992. U transformua në shoqërinë aksionare Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror në datën 3 shkurt 1999. Kjo shoqëri menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqipëtare (FIR) në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqipëtare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror.
Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej janarit të vitit 2016, është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.
ALBCONTROL është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe, në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror.
ALBCONTROL është emërtimi ynë i ri për të qenë sa më pranë identitetit shtetëror dhe kombëtar, për të përfaqësuar sa më mirë shërbimet që ofron, dhe për t’u përafruar me shoqëritë simotra evropiane, që nga data 15 nëntor 2013.