Produkte

Kreu ✈︎ Produkte

Vrojtimet

 

✈︎ Kushtet meteorologjike në aerodrome vrojtohen nëpërmjet instrumentave dhe vlerësimit vizual

✈︎ Raporte lokale rutinë dhe speciale

    MET REPORT raportim rutinë lokal me frekuencë çdo 30 minuta.

     SPECIAL raportim lokal special, sa herë që vlerat e elementëve meteorologjikë të vrojtuar arrijnë apo kalojnë pragjet e përcaktuara.

✈︎ Raporte METAR

     METAR raportohet me frekuencë çdo 30 minuta.

Parashikime dhe paralajmërime

TAF (Parashikimi për Aerodromin)

TAF dërgohen çdo 6 orë dhe janë me periudhë vlefshmërie prej 24 orësh. TAF ndryshohen kur vlerat e elementeve meteorologjikë arrijnë apo kalojnë pragjet e përcaktuara.

Parashikimi për uljen (TREND)

Këto parashikime u bashkëngjiten vrojtimeve METAR dhe MET REPORT/SPECIAL dhe kanë të bëjnë me ndryshimet e rëndësishme të elementeve meteorologjikë të vrojtuar. Aktualisht këto parashikime përpilohen vetëm për LATI.

 

Parashikimi për ngritjen (Take-off)

Këto parashikime bëhen në formë të shkruar dhe u mundësohen operatorëve brenda 3 orëve përpara kohës së pritshme të fluturimit, vetëm në rast të kërkesës prej tyre.

Informacioni për temperaturën

Përpilohet e dërgohet sa herë që vlerat e temperaturës së ajrit parashikohen 5 °C ose më të ulëta, në funksion të korrigjimit të lartësisë së avionëve.

Parashikimi 7 Ditor

Një përshkrim i përgjithshëm i kushteve të motit për zonën e aerodromit, përfshirë kushtet e motit të klasifikuara për paralajmërime të aerodromit (nëse parashikohen për këtë periudhë).

Parashikimi për fundjavën

U ofrohet njësive të trafikut ajror për të planifikuar më mirë ndarjen e punës kur priten kushte të këqija të motit.

✈︎ Paralajmërimet për aerodromin

Informacion i qartë për kushte meteorologjike që mund të ndikojnë negativisht tek avionët në tokë, përfshirë edhe ata të parkuar, si edhe shërbimet aeroportuale.

✈︎ Paralajmërimet për erën e ndryshueshme “wind shear”

Informacion i qartë për erën e ndryshueshme të vrojtuar apo të parashikuar, që mund të ndikojë negativisht avionët në trajektoren e uljes, trajektoren e ngritjes, apo midis nivelit të pistës dhe 500 m (1 600 ft) mbi atë nivel, apo gjatë lëvizjes në pistë.

✈︎ Harta e fenomeneve të rëndësishme për nivelet e ulëta (SWL)

Kjo hartë paraqet zonat e rëndësishme të vranësirës dhe fenomenet e parashikuara të motit për Tirana FIR nga sipërfaqja deri në FL150. Përgatitet dhe publikohet çdo 6 orë.

✈︎ AIRMET

Prania ose parashikimi për praninë e fenomeneve specifike të motit në fluturim, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e fluturimeve në avionët që operojnë në nivelet e ulëta.

✈︎ SIGMET

Prania ose parashikimi për praninë e fenomeneve specifike të motit në fluturim dhe fenomeneve të tjera në atmosferë, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e operimeve të avionëve.

✈︎ Informacioni Klimatologjik

Informacioni klimatologjik aeronautik përgatitet në formën e tabelave dhe përmbledhjeve klimatologjike të aerodromit dhe ju ofrohet, me kërkesë, përdoruesve aeronautikë sipas marrëveshjes.