Sistemi i Integruar i Menaxhimit
Sistemi i Integruar i Menaxhimit
Siguria në operim (safety), Cilësia dhe Siguria janë parimet thelbësore të operimeve tona dhe ALBCONTROL i kushton një vëmendje të veçantë. ALBCONTROL zbaton konceptet e sistemit të integruar të menaxhimit duke pasur përparësi sigurinë në operim (safety), cilësinë, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke mundësuar që shërbimet që ALBCONTROL ofron të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe kërkesat rregullatore.
Sistemet e menaxhimit të integruar janë një parakusht për ofrimin efikas të shërbimeve dhe menaxhimin cilësor të proceseve të një agjencie të shërbimit të lundrimit ajror. Përveç Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë në Operim (safety), i cili është i një rëndësie të veçantë, ne kemi aplikuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001, Sistemin e Menaxhimit Mjedisor në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 14001, Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 45001, Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë, Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 27001, si dhe në vazhdimësi monitorojmë aplikimin e kërkesave rregullatore të aplikueshme nëpërmjet funksionit të monitorimit të përputhshmërisë me këto kërkesa rregullatore.
Siguria në Operim (Safety)
Në operimet tona, siguria e trafikut ajror është më e rëndësishmja dhe ne e menaxhojmë atë përmes Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë në Operim (SMS). Sistemi përfshin aktivitetet që synojnë rritjen e vazhdueshme të nivelit të sigurisë në operim si: mbledhjen e informacionit dhe analizimin e ngjarjeve të sigurisë në operim; identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve; kryerjen e anketave të sigurisë, promovimin e kulturës së sigurisë në operim, trajnimin e vazhdueshëm të stafit, etj.
Komiteti i Sigurisë në Operim është organi më i lartë i ALBCONTROL që shqyrton dhe merr vendime për sigurinë në operim dhe Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë në Operim (SMS), sipas Politikës së Sigurisë në Operim dhe Politikës së Kulturës së Drejtë (Just Culture). Të gjithë drejtuesit më të lartë të ALBCONTROL përfshirë dhe drejtorinë e sistemit të menaxhimit të sigurisë në operim janë pjesë e këtij Komiteti.
Në fushën e SMS, ne zbatojmë standardet dhe kërkesat e kornizës ligjore të Qiellit të Vetëm Evropian, duke përdorur Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian (BE) 2017/373 përafruar me Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 193, datë 06.10.2022 “Për Miratimin e Rregullores për Përcaktimin e Kërkesave të Përbashkëta për Ofruesit e Shërbimeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Lundrimit Ajror, si dhe Funksionet e Tjera të Rrjetit të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Mbikëqyrjen e Tyre” si dokumentin kryesor të referencës, si dhe ne jemi në përputhje me të gjitha rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare. Rezultatet e sondazheve që tregojnë rritje të kulturës së sigurisë në operim gjatë viteve të fundit tregojnë përmirësimin tonë të vazhdueshëm, duke reflektuar përpjekjet tona për të përmirësuar SMS dhe për të arritur një nivel sa më të lartë të sigurisë së shërbimit të trafikut ajror.
Sistemi i Cilësisë (ISO 9001:2015)
ALBCONTROL ka aplikuar dhe dokumentuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (QMS), të cilin përdor dhe mirëmban, dhe për të cilin jemi të certifikuar në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015. Stafi i Lartë Drejtues siguron, me anë të Politikës së Cilësisë, që të identifikohen dhe përmbushen kërkesat e përdoruesve të hapësirës sonë ajrore, në mënyrë që të rritet kënaqësia e tyre kundrejt shërbimeve që ne ofrojmë. Cilësia e shërbimeve tona garantohet nëpërmjet integrimit të QMS (Quality Management System), e cila rishikohet dhe vlerësohet periodikisht për përshtatshmëri, efektivitet dhe efikasitetin e saj afatgjatë.
Në zbatim të Politikës së saj, ALBCONTROL aplikon Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OHS) sipas standardit ISO 45001:2018, si pjesë e strategjisë së menaxhimit të rrezikut në drejtim të mbrojtjes së punonjësve dhe aseteve në përputhje me ligjet përkatëse. Certifikata ISO 45001:2018 promovon një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm përmes një kuadri për identifikimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të të gjitha rreziqeve për shëndetin dhe sigurinë. Ai gjithashtu promovon reduktimin e rrezikut të mundshëm të incidenteve, si dhe respektimin e kërkesave ligjore dhe përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm.
Siguria dhe Shëndeti në Punë (ISO 45001: 2018)
Sistemi i Cilësisë (ISO 9001:2015)
Siguria dhe Shëndeti në Punë (ISO 45001: 2018)
Sistemi Cilësisë (ISO 9001:2015)
Siguria dhe Shëndeti në Punë (ISO 45001: 2018)
Sistemi i Menaxhimit të Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (ISO 20000-1: 2018)
ALBCONTROL operon në përputhje me kërkesat e standardit ISO 20000-1 mbi menaxhimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit i cili detyron krijimin dhe mbajtjen e një sistemi efektiv të menaxhimit të shërbimit IT në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke siguruar ofrimin e besueshëm, të sigurt dhe efikas të shërbimeve të lundrimit ajror. Fokusi ynë qëndron në përmirësimin e vazhdueshëm për përmbushjen e kërkesave rregullatore dhe ofrimin e shërbimeve të IT-së me cilësi të lartë për të mbështetur industrinë e aviacionit duke i dhënë prioritet sigurisë në operim si edhe sigurisë dhe kënaqësisë së përdoruesve të hapësirës sonë ajrore.
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë
Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit (EMS) (ISO 14001:2015)
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit (EMS) (ISO 14001:2015)
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit (EMS) (ISO 14001:2015)
Siguria e Informacionit (ISO 27001: 2013)
ALBCONTROL angazhohet të ruajë konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha aseteve të informacionit fizik dhe elektronik të institucionit për të siguruar që kërkesat rregullatore, operacionale dhe kontraktuale të përmbushen.
Monitorimi i Përputhshmërisë
ALBCONTROL promovon aktivitete të besueshme, të sigurta, cilësore, me standarde dhe efikasitet administrativ, operacional dhe teknik në mbështetje të ofrimit të shërbimeve të lundrimit ajror dhe shërbimeve administrative në të gjithë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.
Të gjitha aktivitetet e kryera në ALBCONTROL janë dhe do vazhdojnë të jenë në përputhje me ligjet, rregulloret, kërkesat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
ALBCONTROL ka ngritur një funksion për monitorimin e përputhshmërisë me kërkesat e Rregullores Zbatuese të Komisionit Evropian (BE) 2017/373, përafruar me Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 193, datë 06.10.2022 “Për Miratimin e Rregullores për Përcaktimin e Kërkesave të Përbashkëta për Ofruesit e Shërbimeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Lundrimit Ajror, si dhe Funksionet e Tjera të Rrjetit të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Mbikëqyrjen e Tyre”.
Ky funksion mundëson monitorim të përgjegjshëm dhe sistematik të përputhshmërisë sonë me rregulloret, standardet dhe udhëzimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi dhe ofron informacion dhe raporte periodike për Stafin e Lartë Drejtues të ALBCONTROL në lidhje me pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore.