Që nga 2 Dhjetori 2021, Hapësira Ajrore Shqiptare Free Route (FRALB) FL195 – FL660 është pjesë e SECSI FRA – Iniciativa e Qiellit të Përbashkët të Evropës Juglindore – hapësirë ajrore që përfshin hapësirën ajrore të Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Hapësira ajrore për fluturime pa rrugë ajrore të përcaktuara (Free Route Airspace) është një vëllim i përcaktuar i hapësirës ajrore në të cilin përdoruesit mund të planifikojnë fluturimet e tyre lirisht midis pikave të përcaktuara të hyrjes dhe daljes nga hapësira ajrore. Në varësi të disponueshmërisë së hapësirës ajrore, itinerari është i mundur nëpërmjet pikave të ndërmjetme, pa iu referuar rrjetit të rrugëve të shërbimeve të trafikut ajror (ATS). Ky koncept i ri operacional është një mënyrë për të përmirësuar efiçencën, kapacitetin dhe problemet mjedisore të sektorit të aviacionit duke ndihmuar në uljen e konsumit të karburantit dhe emetimeve të CO2, ndërkohë që përmirëson efikasitetin e fluturimit. Në të njëjtën kohë, ai hap rrugën për përmirësimin e mëtejshëm të hapësirës ajrore dhe koncepteve operacionale të Menaxhimit të Trafikut Ajror.
Partnerët e SECSI FRA kanë rënë dakord me FRAIT – Hapësira Ajrore Italiane Free Route mbi FL195 – që duke filluar nga 21 Mars 2024, të aplikohen procedurat për operimet ndërkufitare midis dy zonave FRA.
