- 31 Korrik, 2014
- Comments (0)
Prej datës 09.06.2014, në zbatim të Udhëzimit Nr 117/2012, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, ALBCONTROL ka filluar kurset e rifreskimit të njohurive për raste emergjencash për kontrollorët e trafikut ajror në ACC/APP dhe TWR, pranë një prej akademive më të njohura në fushën e trajnimeve për shërbimet e navigimit ajror SENASA me seli në Madrid, Spanjë. Gjatë muajit Qershor, këtë trajnim e kanë kryer të gjithë studentët kontrollorë që ndodhen në fazën përfundimtare të trajnimit në vendin e punës pranë ACC dhe TWR (kusht në marrjen e licensës së kontrollorit të trafikut ajror) si dhe 10 kontrollorë të trafikut ajror në ACC/APP dhe TWR. Për pjesën tjetër të stafit ATCO ky rifreskim njohurish për rastet e emergjencave do të rifillojë pas mbylljes së sezonit veror, nga mesi i muajit shtator, kur edhe niveli i trafikut fillon të ulet.