- 18 Dhjetor, 2013
- Comments (0)
Shoqëria Kombëtare e Lundrimit Ajror Shqiptar për të qenë sa më pranë identitetit shtetëror dhe kombëtar, për të përfaqësuar sa më mirë shërbimet që ofron, dhe për t’u përafruar me shoqëritë simotra evropiane, që nga data 15 nëntor 2013, ndryshoi emërtim nga ANTA në ALBCONTROL. Me këtë rast u organizua një event me datë 18 dhjetor 2013, gjatë të cilit u prezantua dhe imazhi i ri i shoqërisë.
Në këtë event morën pjesë Kryeministri i Vendit, Z. Edi Rama, përfaqësues të Kabinetit qeveritar si Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Z. Arben Ahmetaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Z. Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministri i Kulturës, Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, përfaqësues të parlamentit shqiptar, përfaqësues të biznesit, media dhe bashkëpunëtorë.
Gjithashtu present në këtë aktivitet ishin dhe homologët tanë nga Agjencioni i Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës.
Drejtoresha e Përgjithshmë e ALBCONTROL Znj. Belinda Balluku, pasi ju uroi të ftuarve mirëseardhjen, bëri një prezantim të imazhit dhe punës që po zhvillon aktualisht Shoqëria Kombëtare e Lundrimit Ajror Shqiptar.
Fjalën e morën gjithashtu Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si pronari i vetëm i kësaj shoqërie, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, si Ministri e linjës, etj.