Prej datës 1 Qershor 2014 në Qendrën e Trafikut Ajror ALBCONTROL (ACC Tirana), ka filluar aplikimi i monitorimit të fluksit të trafikut ajror duke përdorur një nga mjetet më të fundit për këtë qëllim, atë të “Occupancy account”. Kjo metodë bazohet në monitorimin e vlerave të fluksit të trafikut për një periudhë kohore nga 1-20 min duke bërë që Supervisori i turnit në ACC të ketë një informacion shumë më të saktë për nivelin e trafikut. Ky informacion do të krijojë mundësinë për një menaxhim sa më të mirë të burimeve njerëzore, të kohës së punës, shpërndarjes së trafikut në sektorët e duhur dhe, si rrjedhojë rritjen e kapacitetit përpunues në shërbimin e trafikut ajror nga ana e ALBCONTROL. Kjo do të bëjë të mundur realizimin me sukses të objektivit tonë primar, atë të mosgjenerimit të asnjë vonese në shërbimin që ofrojmë.

Leave A Comment