Albcontrol në mbështetje të nismës së Qeverisë “Shqipëria dhuron”, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh humanitare, veçanërisht për fëmijët në nevojë. Pas pakove ushqimore dhe veshmbathjeve për familjet e ngujuar në veri të vendit, Albcontrol ka vendosur të gjithë vëmendjen në Spitalin Pediatrik, pranë QSUT.

T’i dhurosh  lodra fëmijëve në ditë festash, është ndjesi e shkëlqyer, por pacientët e vegjël të Pediatrisë kanë nevoja jetësore. Albcontrol në bashkëpunim me drejtuesit e QSUT ka nisur një projekt të rëndësishëm për ngritjen e dy dhomave të izolimit.

Ky projekt konsiston në përmirësimin e kushteve të hospitalizimit për fëmijët me sëmundje imunitare.

Albcontrol është plotësisht i fokusuar dhe i predispozuar për të ndihmuar QSTU në procesin e rimëkëmbjes, veçanërish për pavionin e Pediatrise.

Pjesëtarë të stafit të ALBCONTROL vizituan dhe u shpërndanë dhurata rreth 40 fëmijëve që janë të shtruar në Pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme. Ata përfituan nga rasti tu urojnë pacientëve të vegjël shërim të shpejtë, dhe Viti i Ri sjelltë shëndet, begati dhe paqe edhe në vatrat e tyre.

Leave A Comment