- 24 Tetor, 2014
- Comments (0)
Kjo datë shënon vlerësimin për punën e palodhur dhe përgjegjësinë e lartë që Kontrollorët e Trafikut Ajror tregojnë në çdo moment tek kryejnë detyrën e tyre.
Me këtë rast Znj. Belinda Balluku, Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol priti Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, shoqëruar nga disa nxënës të shkëlqyer të shkollave të Tiranës, të cilët vizituan sallën operacionale të kontrollit të mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare, si dhe kullën e kontrollit të uljeve dhe ngritjeve të avionëve në aeroportin e Rinasit.
Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Lindita Nikolla u shpreh se e bënte këtë vizitë jo vetëm për t’i falenderuar dhe respektuar kontrollorët e trafikut ajror për punën e tyre, por edhe për t’i prezantuar nxënësve të shkëlqyer që e shoqëronin, një shembull reference për formimin e personalitetit të tyre; Shembullin e disiplinës së punës, ndjenjës së fortë të përgjegjësisë ndaj detyrës, aftësinë për të interpretuar një sasi të madhe informacioni në kohë rekord si dhe asimilimin e metodave dhe teknologjive të reja. Ministrja Nikolla tha më tej se këto prezantime të nxënësve me profesionistë të tillë, i shtojnë vlera proceseve edukuese dhe mësimnxënies së të rinjve tanë, pasi u ofrojnë atyre shembuj realë e të prekshëm për matjen e suksesit dhe praktikave jetësore. “Ndaj dhe ne besojmë fort tek reforma jonë, e ndërmarrë në fushën e kurrikulave, pasi kalimi në kurrikulën e orientuar drejt kompetencave, do të jetë çelësi i zhvillimit të kapaciteteve të reja për gjeneratën tjetër të të rinjve”
20 Tetori u trajtua nga Albcontrol si një ditë e hapur, gjatë së cilës grupe të ndryshme nxënësish dhe studentësh vizituan mjediset e saj dhe u njohën me punën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
