Dhuro gjak – Shpëto një jetë

Stafi i ALBCONTROL tregoi edhe një herë solidaritet duke ju përgjigjur kërkesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak në fushatën “Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, në mbështetje të fëmijëve talasemikë.

Aktiviteti u zhvillua në datën 12 Korrik, në mjediset e institucionit.

Falenderojmë nga zemra të gjithë dhuruesit që u përgjigjën pozitivisht në këtë aktivitet të rëndësishëm!

Leave A Comment