Në datë 31 Tetor 2014 ALBCONTROL organizoi Halloween Party duke çelur kështu sezonin festiv të fundvitit për personelin e shoqërisë.
Në dekorin përrallor me elementë tipikë të festës, fëmijët e veshur me kostume e maska kërcyen dhe zhvilluan një shumëllojshmëri aktivitetesh së bashku me animatorët.
Shfaqjet e përgatitura me balete e akrobaci enkas për mbrëmjen e tyre dhe numrat e shpejtësisë së Chris Brent e kthyen festën në një kujtim mbresëlënës për vogëlushët, fiksuar me foto të shumta.