Disa nga shërbimet më të rëndësishme të ofruara nga ALBCONTROL realizohen nga profesionistë në fushën e elektronikës dhe telekomunikacionit. Duke qenë se një nga prioritetet që kompania jonë ka është promovimi dhe dhënia e mundësive të rinjve të talentuar, ALBCONTROL ka ofruar gatishmërinë për bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.

ALBCONTROL, po i krijon një mundësi të shkëlqyer studentëve  më të mirë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit, për realizimin e temave të tyre të diplomës.

Ndaj ka filluar puna për materializimin sa më të shpejtë të këtij projekti me vlerë për të rinjtë shqiptarë që edukohen në auditoret tona.

Leave A Comment