Certifikimi

Kreu ✈︎ Certifikimi

Certifikimi

Albcontrol është Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Republikën e Shqipërisë.

Shërbimet e lundrimit ajror të Albcontrol certifikohen dhe mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

Me ndryshimin e statusit juridik nga Shoqëri Aksionare në Ent Publik, mbështetur në ligjin nr. 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol””, Enti Publik Albcontrol u certifikua si Ofruesi i Shërbimeve të Lundrimit Ajror në Republikën e Shqipërisë më datë 30.12.2025, në përputhje me ligjin nr. 96/2020, datë 23.07.2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” dhe Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 193, datë 06.10.2022 “Për Miratimin e Rregullores për “Përcaktimin e Kërkesave të Përbashkëta për Ofruesit e Shërbimeve të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe të Lundrimit Ajror, si dhe Funksionet e Tjera të Rrjetit të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe Mbikëqyrjen e Tyre””, i cili përafron Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian (BE) 2017/373, siç është amenduar në legjislacionin kombëtar.

Përveç kësaj, Albcontrol është certifikuar edhe si Organizatë Trajnimi, në përputhje me Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 171/2025, datë 11.11.2025, “Për Miratimin e Rregullores mbi “Përcaktimin e Kërkesave Teknike dhe Procedurave Administrative, në Lidhje me Licencat dhe Certifikatat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror””, që përafron Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian (EU) 2015/340.

Në përmbushje të kërkesave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, Albcontrol është pajisur me certifikatat e mëposhtme, të lëshuara nga Organe të Akredituara Ndërkombëtare:

 

 

    •  
    •