Sistemi i Menaxhimit në Distancë të Sipërfaqes (RSMS), i instaluar së fundmi nga ALBCONTROL, ofron pamje në kohë reale të lëvizjeve në zonën e manovrimit dhe jashtë saj, mundësinë e kontrollit vizual të trafikut në ulje/ngritje, si dhe në rastet e pazakonta.
Aktivizimi i RSMS do të sjellë një përmirësim të dukshëm të kontrollit vizual të TXW Whiskey, vendqëndrimit të avionëve, kontaktit vizual gjatë ulje/ngritjeve, si dhe pamjeve gjatë natës dhe në mot të keq.

Përdorimi i sistemit RSMS bën të mundur rritjen e ndërgjegjësimit të kontrollorëve për situatën, duke shtuar parrezikshmërinë, efiçencën dhe sigurinë në operim.

Leave A Comment