Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); nenit 27, shkronja “a” dhe “c” dhe nenit 22, pika 1 të Statutit të Albcontrol; Albcontrol shpall konkursin për vend të lirë pune “Vrojtues” në Sektorin e Vrojtuesve Tiranë, pranë Drejtorisë METEO, Divizioni Teknik.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Diplomë Universitare në Fizikë, Matematikë, Shkenca Inxhinierike, Informatikë;
- Avantazh ka kanditati me mbi 10 vite eksperiencë pune si meteorolog-observer mbajtës i certifikatës së trajtimit bazik në meteorologji;
- Të zotërojë certifikatë për njohjen e gjuhës angleze minimumi Niveli B1;
- Të zotërojë një certifikatë mjeksore të aftësisë shëndetësore të përgjithshme;
- Njohje e mirë e kompjuterit në programet kryesore të vërtetuara me certifikatë.
Përshkrimi i punës
- Njohja dhe identifikimi i fenomeneve të ndryshme meteorologjike dhe rrezikut potencial të tyre në lidhje me operimet aeronautike;
- Njohja me përmbajtjen e elementëve meteorologjikë për përgatitjen e raporteve METAR, SPECI, MET REPORT, SPECIAL, në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara vendosur nga ICAO Annex 3 dhe WMO, përfshirë Rregullat Teknike;
- Njohja dhe përdorimi i sistemeve të vrojtimit, AWOS dhe paisjet rezervë, si edhe përgatitja për transmetim te raporteve meteorologjike METAR, SPECI në sistemin ndërkombëtar të telekomunikimit (AFTN/AMHS);
- Njohja dhe përvetësimi i kritereve dhe pragjeve të përcaktuara në ICAO ANNEX 3 dhe Manualin e Operimit MET për amendimin e raporteve meteorologjike të vrojtimit;
- Njohja dhe përvetësimi i procedurave lokale per plotësimin e database-it klimatologjik në orët e caktuara;
- Njohja dhe përvetësimi i procedurave lokale, përfshirë krahasimin e të dhënave të stacionit automatik të vrojtimit me të dhenat nga paisjet manuale;
- Njohja dhe përvetësimi i procedurave për raportimin e detyrueshëm të problematikave me rëndësi operacionale.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 06.02.2026, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Formularin e aplikimit
- Curriculum Vitae (me fotografi)
- Çertifikatë përbërje familjare
- Certifikatë personale
- Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
- Fotokopje e noterizuar e mbrojtjes së gjuhës angleze
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e aftësisë për punë
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore
Dokumentat mund të dorëzohen:
– dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Albcontrol
– me postë në adresën: P.O.Box. 8172 Rinas
ose në formë elektronike në adresën e emailit: