Në mbështetje të nenit 13, shkronja “c”, “dh” dhe “e” të ligjit nr. 40/2024 ““Për Ofruesin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror Albcontrol””; ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); nenit 21, pika 1, shkronja “c” dhe “g” të Statutit të Albcontrol; Albcontrol shpall konkursin për vend të lirë pune “Specialist” në Sektorin Sigurisë ADM, Drejtoria e e Sigurisë Fizike dhe e Informacionit, Divizioni Safety, Quality & Security.

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

 

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

 

  • Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
  • Të njohë mirë bazat kompjuterike (word, exel, etj);
  • Të ketë CV të pastër nga rekordet kriminale;
  • Të ketë aftësi koordinimi të punës në grup dhe aftësi të mira komunikuese;
  • Të ketë leje drejtimi të vlefshme;
  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe i përkushtuar në realizimin e detyrave;
  • Të ketë integritet moral dhe profesional;
  • Të kete njohuri mbi legjislacioni Shqiptar në fushën e Sigurisë.

 

 

Përshkrimi i punës

 

  • Zbaton procedurat e parashikuara në Manualin e Operimeve të Sigurisë dhe Rregulloren e Brendshme për kontrollin e lëvizjeve të personelit, vizitorëve dhe automjeteve në ambientet administrative dhe site-ve Albcontrol;
  • Raporton tek Supervizori i turnit dhe Shefi i Sektorit të Sigurisë ADM çdo incident që mund të shkaktojë dëmtime ose humbje për personelin dhe asetet e Albcontrol;
  • Kryen kontrolle të rregullta të territorit, parkimit dhe godinës për të garantuar siguri, duke identifikuar dhe raportuar çdo situatë të dyshimtë që mund të shkaktojë rrezik për zjarr, rrjedhje të rrezikshme ose ndërprerje të energjisë elektrike;
  • Informon menjëherë Supervizorin e turnit dhe Shefin e Sektorit të Sigurisë ADM për çdo veprim të dyshimtë dhe merr instruksione të mëtejshme;
  • Kontrollon pakot dhe postën në hyrje dhe dalje sipas procedurave të autorizuara;
  • Kontrollon hyrjen dhe daljen e personelit, kryesisht gjatë ndërrimeve të turneve;
  • Hap dhe mbyll dyert, dritaret, sistemin e ndriçimit dhe portat sipas planit operativ të kompanisë;
  • Vepron si recepsionist, duke iu përgjigjur telefonatave, pritjeve dhe shoqërimit të vizitorëve të Albcontrol;
  • Zbaton detyrat për çdo vend kontrolli, si dhe detyrat e caktuara nga Shefi i Sektorit të Sigurisë ADM dhe Supervizori i turnit;
  • Mban shënime dhe raporton me shkrim veprimtaritë ditore të turnit, sipas Rregullores së Brendshme dhe Manualit të Operimeve të Sigurisë;
  • Kontrollon ambientet, instalimet dhe pajisjet e ADM dhe site-ve sipas autorizimeve të dhëna;
  • Merr masa parandaluese dhe aktivizon menjëherë sinjalet e alarmit në raste emergjencash, përfshirë: zjarr, depërtim të paautorizuar, kërcënime me armë ose lëndë eksplozive, thyerje të integritetit të sigurisë, apo shkaktime natyrore dhe njerëzore;
  • Të jetë i njohur me procedurat e emergjencës, rrezikun nga zjarri dhe skemën e evakuimit, duke i zbatuar ato gjatë detyrës.

 

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.03.2026, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

 

 

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

 

Dokumentat mund të dorëzohen:

 

– dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Albcontrol

me postë në adresën: P.O.Box. 8172 Rinas

ose në

formë elektronike në adresën e emailit:

rekrutime@albcontrol.al

 Formular Aplikimi