Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Sigurisë Kibernetike”, në Sektorin e Asistencës Informatike dhe Sigurisë Kibernetike, Drejtoria IT, Divizioni i Teknologjisë.

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë

 

Kualifikimi Minimal / Kompetencat

 

  • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose Inxhinieri Elektronike;
  • Certifikime profesionale në fushat CISSP/GCFA/CEH sigurisë së rrjetit përbëjnë avantazh;
  • Njohuri të gjëra mbi teknologjinë, protokollet e internetit, sistemet dhe aplikacionet;
  • Njohuri në sistemet Linux dhe Unix, në varësi të sistemeve që përdoren në shoqëri;
  • Njohuri në sistemet Windows;
  • Njohuri mbi pajisjet e infrstrukturës së rrjetit (Router, swich, DNS, Proxy, Mail etj);
  • Njohuri mbi aplikacionet e internetit (SMTP, HTTP9s), FTP, SSH etj.);
  • Njohuri mbi kërcënimet e sigurisë (DdoS, Phishing, Defacing, sniffing etj.);
  • Njohuri mbi vlerësimin e riskut dhe zbatime praktike;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e mbrojtur);

 

Përshkrimi i punës

 

  • Ka përgjegjësi kryesore t’u përgjigjet incidenteve të sigurisë kibernetike dhe ti trajtojë ato ato deri në rikthim të normalitetit;
  • Të ofrojë shërbime parandaluese dhe trajnuese në mjedisin e veprimit mbi kërcënimet e ndryshme;
  • Të kryejë diagnostifikime dhe të analizojë të dhënat për të zbuluar kërcenimet ndaj sistemeve kompjuterike;
  • Të bëjë rekomandime në lidhje me aplikacionet dhe pajisjet që të mund të forcojnë ruajtjen e informacionit dhe të dhënat e sigurisë;
  • Të jetë i përditësuar me viruset dhe malware me të rinj që përdoren nga kriminelët kibernetikë;
  • Të instalojë dhe mirëmbajë programe Antivirus;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në protokollet e networkut sistemet dhe aplikacionet e IT;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë i aftë të krijojë raporte dhe materiale teknike të qarta e koncize;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe individualisht;
  • Të dijë të punojë me disiplinë teknike e administrative;
  • Të zbatojë me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij;
  • Të sigurojë ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me informacionin që qarkullon, ruhet dhe aksesohet;
  • Të monitorojë dhe stabilizojë performancën e rrjetit kompiuterik;
  • Të sigurojë shërbimin back – up (kopje rezervë) me qëllim përdorimin e tij në rast defektesh;
  • Të monitorojë pajisjet e sigurisë së informacionit për të siguruar që kontrollet e brendshme të sigurisë janë zbatuar dhe funksionojnë si duhet dhe këshillon zgjidhje për probleme që shfaqen;
  • Të zbatojë politikat e sigurisë së rrjetit, sigurisë së aplikacioneve, kontrollin e aksesit në rrjet dhe masat mbrojtëse të të dhënave të kompanisë;
  • Të konfigurojë, monitorojë, sistemin e Firewall si dhe të sigurojë funksionimin e vazhdueshëm të këtyre konfigurimeve;
  • Të kryejë skanime dhe vlerësime të vulnerabiliteteve në rrjet, të adresojë planet e mbylljes së vulnerabiliteteve tek entitetet përkatëse përgjegjëse dhe vazhdimisht të monitorojë ecurinë e tyre;
  • Të mbrojë sistemet nga aksesi i paautorizuar, modifikimi dhe/ose shkatërrimi;
  • Të sigurojë që kontrollet e sigurisë mirëmbahen siç duhet për implementimet e të azhornohen në mënyrë korrekte;
  • Të ofrojë mbështetje për operacionet e menaxhimit të incidenteve të sigurisë së informacionit që përfshijnë bashkëveprimin me njësi specifike të kompanisë duke siguruar koordinimin e menaxhimit të incidentit me institucione përkatëse;
  • Të bashkëpunojë me punonjësit e shoqërisë për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë;
  • Të raportojë problemet dhe zgjidhjet e arritura në dokumentacionin bazë të Drejtorisë.

 

 

 

Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 18.02.2025, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:

 

  • Kërkesën për aplikim
  • Curriculum Vitae
  • Çertifikatë përbërje familjare
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuara)
  • Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze
  • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  • Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore

 

Dokumentat mund të dorëzohen:

– dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, ALBCONTROL SHA

me postë në adresën: P.O.Box. 8172 Rinas

ose në formë elektronike në adresën e emailit:

rekrutime@albcontrol.al