Në mbështetje të nenit 158, pika 3, gërma “a”, dhe “ë” të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, i ndryshuar; ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar); nenit 27, pika 2, shkronja “a” dhe “l” të Statutit të Shoqërisë ALBCONTROL SHA; ALBCONTROL SHA, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Sigurisë Kibernetike”, në Sektorin e Asistencës Informatike dhe Sigurisë Kibernetike, Drejtoria IT, Divizioni i Teknologjisë.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme të pranimit në punë
Kualifikimi Minimal / Kompetencat
- Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë ose Inxhinieri Elektronike;
- Certifikime profesionale në fushat CISSP/GCFA/CEH sigurisë së rrjetit përbëjnë avantazh;
- Njohuri të gjëra mbi teknologjinë, protokollet e internetit, sistemet dhe aplikacionet;
- Njohuri në sistemet Linux dhe Unix, në varësi të sistemeve që përdoren në shoqëri;
- Njohuri në sistemet Windows;
- Njohuri mbi pajisjet e infrstrukturës së rrjetit (Router, swich, DNS, Proxy, Mail etj);
- Njohuri mbi aplikacionet e internetit (SMTP, HTTP9s), FTP, SSH etj.);
- Njohuri mbi kërcënimet e sigurisë (DdoS, Phishing, Defacing, sniffing etj.);
- Njohuri mbi vlerësimin e riskut dhe zbatime praktike;
- Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e mbrojtur);
Përshkrimi i punës
- Ka përgjegjësi kryesore t’u përgjigjet incidenteve të sigurisë kibernetike dhe ti trajtojë ato ato deri në rikthim të normalitetit;
- Të ofrojë shërbime parandaluese dhe trajnuese në mjedisin e veprimit mbi kërcënimet e ndryshme;
- Të kryejë diagnostifikime dhe të analizojë të dhënat për të zbuluar kërcenimet ndaj sistemeve kompjuterike;
- Të bëjë rekomandime në lidhje me aplikacionet dhe pajisjet që të mund të forcojnë ruajtjen e informacionit dhe të dhënat e sigurisë;
- Të jetë i përditësuar me viruset dhe malware me të rinj që përdoren nga kriminelët kibernetikë;
- Të instalojë dhe mirëmbajë programe Antivirus;
- Të ketë njohuri shumë të mira në protokollet e networkut sistemet dhe aplikacionet e IT;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të jetë i aftë të krijojë raporte dhe materiale teknike të qarta e koncize;
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe individualisht;
- Të dijë të punojë me disiplinë teknike e administrative;
- Të zbatojë me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij;
- Të sigurojë ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me informacionin që qarkullon, ruhet dhe aksesohet;
- Të monitorojë dhe stabilizojë performancën e rrjetit kompiuterik;
- Të sigurojë shërbimin back – up (kopje rezervë) me qëllim përdorimin e tij në rast defektesh;
- Të monitorojë pajisjet e sigurisë së informacionit për të siguruar që kontrollet e brendshme të sigurisë janë zbatuar dhe funksionojnë si duhet dhe këshillon zgjidhje për probleme që shfaqen;
- Të zbatojë politikat e sigurisë së rrjetit, sigurisë së aplikacioneve, kontrollin e aksesit në rrjet dhe masat mbrojtëse të të dhënave të kompanisë;
- Të konfigurojë, monitorojë, sistemin e Firewall si dhe të sigurojë funksionimin e vazhdueshëm të këtyre konfigurimeve;
- Të kryejë skanime dhe vlerësime të vulnerabiliteteve në rrjet, të adresojë planet e mbylljes së vulnerabiliteteve tek entitetet përkatëse përgjegjëse dhe vazhdimisht të monitorojë ecurinë e tyre;
- Të mbrojë sistemet nga aksesi i paautorizuar, modifikimi dhe/ose shkatërrimi;
- Të sigurojë që kontrollet e sigurisë mirëmbahen siç duhet për implementimet e të azhornohen në mënyrë korrekte;
- Të ofrojë mbështetje për operacionet e menaxhimit të incidenteve të sigurisë së informacionit që përfshijnë bashkëveprimin me njësi specifike të kompanisë duke siguruar koordinimin e menaxhimit të incidentit me institucione përkatëse;
- Të bashkëpunojë me punonjësit e shoqërisë për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë;
- Të raportojë problemet dhe zgjidhjet e arritura në dokumentacionin bazë të Drejtorisë.
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 18.02.2025, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- Curriculum Vitae
- Çertifikatë përbërje familjare
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (të noterizuara)
- Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze
- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore
Dokumentat mund të dorëzohen:
– dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, ALBCONTROL SHA
– me postë në adresën: P.O.Box. 8172 Rinas
ose në formë elektronike në adresën e emailit: