AIS

Kreu ✈︎ AIS

Shërbimet e Informacionit Aeronautik

Shërbimet e Informacionit Aeronautik (AIS) sigurojnë ofrimin e të dhënave aeronautike dhe informacionit aeronautik të nevojshëm për sigurinë në operim, rregullsinë dhe efikasitetin e lundrimit ajror.

AIS merr, sistemon ose bashkon, editon, formaton, publikon, ruan dhe shpërndan të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike në lidhje me të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ato zona mbi det të hapur në të cilat Shqipëria është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror.

AIS

AIS siguron që të dhënat aeronautike dhe informacioni aeronautik të jenë të disponueshme për:

  1. personelin e përfshirë në operimet e fluturimit, duke përfshirë ekuipazhet e fluturimit, planifikimin e fluturimit dhe simulatorët e fluturimit;
  2. ofruesit ATS përgjegjës për shërbimin e informacionit të fluturimit, dhe
  3. shërbimet përgjegjëse për informacionin para fluturimit.

AIS merr të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike për të ofruar shërbimin e informacionit para fluturimit dhe për të përmbushur nevojën për informacion gjatë fluturimit nga:

  1. shërbimet e informacionit aeronautik të shteteve të tjera;
  2.  burime të tjera që mund të jenë të disponueshme.

AIS ofron shërbime 24-orëshe për nisjen dhe lëshimin e NOTAM në Tirana FIR, planifikimin e fluturimit dhe për informacionin para fluturimit që nevojitet në lidhje me fazat e itinerarit me origjinë nga aerodromi/heliporti në Tirana FIR.

AIS vë në dispozicion të AIS të shteteve të tjera të dhëna aeronautike dhe informacione aeronautike të kërkuara prej tyre.